“M’u drejto me emër mua!”! Ajan Ndoi përplaset me Plaurent Dervishajn: Ti mendon se unë ta fal ty?!

Aktualitet

“M’u drejto me emër mua!”! Ajan Ndoi përplaset me

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durrësit në zgjedhjet e 11 Majit, dëshmoi sot në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai.

Pasi tregoi se të shtënat ndaj automjetit ku udhëtonte ai së bashku me shoferin Andi Maloku, i cili humbi jetën dhe Aleksandër Lahon (i njohur si Rrumi i Shijakut) zgjatën rreth 10 sekonda ndërsa ndaj tyre u shkrehën me dhjetëra plumba, Ndoji do të përballej direkt me Plaurent Dervishajn...

Gjatë seancës, përfaqësuesit e SPAK e pyetën ish-prokurorin edhe për lidhjen e tij me ish-deputetin Halit Valteri. “E njoh si figurë publike,” tha Ndoja.

“Madje e përshëndeta edhe sot. Ka publikuar një video në Kuvend, ku sipas tij janë autorët e atentatit ndaj meje. Nuk e di a janë vërtet ata, nuk kam dijeni. Kam pyetur edhe Basir Meçen, babain e Julian Meçes që është i pandehur në këtë proces. I thashë: ‘A është e vërtetë kjo? Është shumë e rëndë. Të kam ndonjë borxh unë ty? Ke një djalë – merre dhe çoje jashtë Shqipërisë. Nëse është i lidhur me atë tjetrin, është thjesht ushtar.’”

Në këtë moment, ka ndërhyrë nga salla i pandehuri Plarent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “M’u drejto me emër mua!”

DEBATET NË SALLËN E GJYQIT

Arjan Ndoj: Në lidhje me dosjen e gjetura në makinën time kur jemi qëlluar, jam pyetur në SPAK.

Janë materiale që i takonin një avokati, nuk kam lidhje unë me ato dosje.

Plaurent Dervishaj: Atentati yt është politik, the se ndoshta atentatin e kam marrë nga Erion Braçe, meqë po thua mos ndoshta ka qenë politike.

Arjan Ndoj: Në lidhje me ty më kanë ardhur shumë informacione, por nuk jam i bindur, nëse të kam një gjë borxh dhe ti e mendon se e kam borxh. Ti mendon se të kesh gisht tek atentati yt unë ta fal ty.

ME TE LEXUARAT