Çfarë marrëdhënie ka me fëmijët e bashkëshortit? Rita Ora flet për rolin si njerkë: Jam si ajo…

Showbiz

Çfarë marrëdhënie ka me fëmijët e

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë së fundmi detaje të rralla dhe plot dashuri për rolin që luan në jetën e dy vajzave të bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi.

Në një intervistë për podkastin “Begin Again” me Davina McCall, 34-vjeçarja foli me entuziazëm për raportin që ka krijuar me Te Kainga o te Hinekahu (13 vjeç) dhe Matewa Kiritapu (9 vjeç), vajzat që Taika ka nga martesa e mëparshme me regjisoren, Chelsea Winstanley.

“Është kaq zbavitëse. E kaloj për mrekulli me ta. Jam si ajo zana e mirë e përrallave që sjell gjithë sheqerin dhe akulloret, pastaj i kthen prapë në shtëpi”, shtoi ajo me humor, duke treguar se marrëdhënia me fëmijët është një nga pjesët më të veçanta të jetës së saj.

Ylli i muzikës zbuloi gjithashtu se një nga bukuritë e të qenit njerkë është “të bësh gjëra paksa të ndaluara”, si p.sh. t’i çojë në koncerte – përfshirë një koncert të Ed Sheeran, ku ato patën edhe mundësinë të takonin vetë këngëtarin.

Rita dhe Taika nisën të përfliteshin për një lidhje në vitin 2021, ndërsa në gusht të vitit 2022 u martuan në një ceremoni private.

Më pas, ajo konfirmoi zyrtarisht martesën në janar 2023, gjatë një interviste për “Heart Breakfast”.

 

 

 

ME TE LEXUARAT