Testimi online, aeroporti i Tiranës me biletat më të lira në rajon dhe oraret më të shumta të fluturimeve
Anglia dhe Italia ishin destinacionet kryesore të fluturimeve ajrore nga dhe për në Shqipëri gjatë vitit 2024, kohë kur aeroporti ndërkombëtar i Tiranës arriti një rekord prej mbi 10 milionë pasagjerësh.

Kjo shifër duket se ka ardhur vec zgjerimit të aeroportit, investimit në zgjerimin e pistës dhe ambienteve të përpunimit të pasagjerëve dhe përmirësimit total të shërbimeve, mbi të gjitha si pasojë e liberalizimit të cmimit të biletave.
Një vëzhgim i kryer nga Lajmifundit.al në faqet zyrtare të kompanive evidentoi se aeroporti i Tiranës ka më shumë alternativa me orare fluturimesh sesa ai i Prishtinës në Kosovë, Ohrit në Maqedoninë e Verit dhe Podgoricës në Mal të Zi. Aeroporti i Tiranës sipas vëzhgimit ofron mbi të gjitha cmime më të leverdisshme për destinacionet kryesore të marra në analizim.
Konkretisht, për efekt të këtij vëzhgimi, ne vendosëm si datë nisje 7 korrik 2025 dhe testuam destinacionet kryesore, Angli dhe Itali, për opsionet e orareve të fluturimit dhe cmimin e biletave.
Fluturimi Tiranë-Londër
Nga Rinasi, kompania Wizz Air e ofron këtë udhëtim në tri orare:
Nisje në ora 10.45 me cmim 5,150 lekë
Nisje në ora 19.50 me cmim 4,750 lekë
Nisje në ora 23.55, me cmim 1,950 lekë
I njëjti destinacion me Londrën, nga aeroporti i Prishtinës, në të njëjtën datë, është me vetëm një opsion:
Nisje në ora 11.30, me cmim 39,99 euro.
Nga verifikimi rezultoi se aeroporti i Prishtinës nuk ofron orare të tjera fluturimi për atë ditë me Londrën, duke qenë kështu më pak i avantazhuar në mundësinë e zgjedhjes së orarvee dhe në cmimin e të paktën njërit prej orareve që mundësohen nga Tirana.
Fluturimi Tiranë-Romë
Opsionet nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës janë me dy orare nisje, konkretisht:
Nisje në ora 06.00, me një cmim 1,794 lekë
Nisje në ora 20.35, me një cmim 1,794 lekë
Kontrolli online evidentoi se Wizz Air, nuk ofron fluturime nga aeroporti i Prishtinës drejt Romës në këtë datë.
Një tjetër destinacion kryesor është Tiranë-Milano, të cilin Wizz Air, e ofron në datën që kemi zgjedhur në tri orare:
Nisje në ora 06.45 për 1,794 lekë
Nisje në ora 09.05 për 2,928 lekë
Nisje në ora 15.45 për 1,884 lekë
Kontrolli online në këtë datë nga aeroporti i Prishtinës nuk evidentoi fluturime të mundshme drejt Milanos.
Kontrolli nga aeroporti i Ohrit nuk evidentoi fluturime të mundshme në këtë datë për Londër, Romë apo për në Milano, duke avantazhuar kështu aeroportin e Tiranës për mundësitë dhe cmimet që ofron për pasagjerët.
Aeroporti tjetër i krahaueshëm me atë të Tiranës për nga afërsia gjeografike, është ai i Podgoricës në Mal të Zi.
Nga ky aeroport, në datën që kemi zgjedhur Wizz Air ofron vetëm një fluturim drejt Londres:
Nisje në ora 10.30 për një cmim prej 79.99 euro, dukshëm më i lartë se të gjitha opsionet për nisje nga Tirana.
Nga Podgorica nuk ofrohet opsion fluturimi në këtë datë për në Milano të Italisë duke avantazhuar kështu Tiranën për opsionet që mundëson për udhëtarët.
Edhe kontrolli për destinacion Romën, nuk gjeti fluturime të disponueshme në këtë datë nga aeroporti i Podgoricës.
Për të njëjtë datë, 7 korrik 2025, kompania tjetër RyanAir ofron tri orare fluturimi për Londër nga Tirana, konkretisht:
Nisje në ora 10.15 për 38.88 euro
Nisje në ora 12.45 për 51.24 euro
Nisje në ora 20.30 për 36.29 euro
Kontrolli online nuk evidentoi fluturime të mundshme në këtë datë nga Ohri dhe Prishtina me kompaninë RyanAir.
Ndërkohë fluturimi nga Podgorica për në Londër, ofrohet nga Ryan Air, me vetëm një orar nisje në ora 17.30 për një cmim 97,64 euro, që është gati sa dyfishi i cmimit me të cilin ky fluturim realizohet nga Tirana në të njëjtën datë.
Verifikimi për fluturimin nga aeroporti i Beogradit drejt Londrës në datën 7 korrik 2025, tregoi se nga kryeqyteti serb mund te realizohet vetem nje fluturim me Wizz Air, ne ora 11.00 per nje cmim, 8 660 dinarë qe sipas kursit ndërkombëtar të këmbimit, janë rreth 73.9 euro sot.
Edhe ky cmim rezulton gati sa dyfishi i cmimit të biletës që Wizz Air, ofron për fluturimet nga Tirana në datën e marrë në studim.
Linjat e tjera nuk janë marrë në analizim pasi nuk kanë orare të rregullta me destinacionet e zgjedhura dhe nuk operojnë nga të gjitha aeroportet e krahasuara.
Duket se gjetjet e këtij vëzhgimi shpjegojnë rritjen e numrit të pasagjerëve nga aeroporti i Tiranës vitet e fundit, cka shpjegon edhe faktin se udhëtarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, po zgjedhin gjithnjë e më shumë të fluturojnë nga Tirana në vend të aeroporteve të shteteve të tjera.
Rinasi në këtë mënyrë është kthyer jo vetëm në aeroportin më dinamik por edhe në portën më të madhe të Rajonit për aeroportet më të afërta gjeografikisht më Shqipërinë duke kontribuar në sektorin e ekonomisë turizmit dhe jo vetëm.
Sipas të dhënave zyrtare të "ACI Air Connectivity Report" për vitin 2025, Tirana International Airport shënon një rritje rekord prej +56% në lidhjet ajrore krahasuar me vitin 2019, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren europiane, e cila mbetet në rënie me -9%. TIA jo vetëm që kryeson në rajon, duke lënë pas vendet fqinje si Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por pozicionohet si një nga aeroportet më dinamike në Europë për zhvillimin e lidhjes ajrore.
Nga viti 2020, aeroporti i Tiranës menaxhohet nga grupi "Kastrati", i cili ka kryer investime të medha në infrastrukturën e aeroportit, ka ofruar kompani t shumta fluturimesh që kanë rezultuar me liberalizimin e cmimit të biletave dhe me m shume destinacione e orare fluturimesh krahasuar me vendet e rajonit. /LAJMIFUNDIT.AL