Kantieri i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Rruga Tiranë- Korçë shkurtohet me 30 minuta

Politikë

Kantieri i aksit Qukës-Qafë Plloçë, Rama: Rruga

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga punimet e kantierit të aksit të plotë Qukës-Qafë Plloçë. Rama shprehet se ky aks do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit.

Kryeministri vlerësoi se rruga do të stimulojë po ashtu në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik. Me përfundimin e plotë të ndërtimit të segmentit rrugor Qukës-Qafë Plloçë, me gjatësi 43,4 km, do të shkurtohet rreth 30 minuta koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë- Korçë.

“Kantieret e aksit të plotë Qukës- Qafë Plloçë. Punimet në të tre lotet po vijojnë me ritme shumë të mira, me objektivin për ta përfunduar ndërtimin e këtij segmenti të shumëpritur brenda fillimit të vjeshtës.

Ky aks i rëndësishëm do të shkurtojë distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit dhe stimulojë në perspektivë impulse të reja të zhvillimit ekonomik”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT