Abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare, arrestohen dy të moshuarit
Lajmifundit
/
27 Qershor 2025, 14:53
Aktualitet
Dy burra të moshuar janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen se abuzonin seksualisht dhe shfrytëzonin për prostitucion një 38-vjeçare, shkruan A2 CNN.
Ndalimi shtetasve A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, u bë pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).
Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.