Sërish tërmet në Tiranë, dy lëkundje të forta njëra pas tjetrës!
Mengjesin e kësaj të premte vendi ynë është “shkundur” sërish. Lëkundje të forta janë ndjerë rreth orës 08:59 dhe 09:04.
Nga të dhënat e publikuara nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare mësohet se njëri prej tërmeteve ishte me magnitudë 4.1 të shkallës righter, ndërsa thellësia e lëkundjeve 5 kilometër, ndërkohë tërmeti i dytë i regjistruar disa minuta më pas ishte me magnitudë 4 të shallës righter.
Vendndodhja e tërmetit duket se ka qenë Fushë Kruja, aty ku lëkundje të tokës kishte edhe pak ditë më parë.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet, Tiranë, duke shkaktuar panik te qytetarët, ndërkohë që deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme materiale.