"Ditë e madhe për botën"/ Këto dy vende i japin fund konflikteve, nënshkruajnë marrëveshjen e paqes në Uashington!

Bota

"Ditë e madhe për botën"/ Këto dy vende i japin

Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje historike në Uashington, me qëllim t’i japin fund dekadave të konfliktit të përgjakshëm mes dy vendeve fqinje.

Marrëveshja, e cila u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, pritet gjithashtu t’i hapë rrugë Uashingtonit për qasje të privilegjuar në burimet minerare të rajonit, raporton BBC. Sipas dokumentit, marrëveshja parashikon “çarmatimin, çaktivizimin dhe integrimin me kushte” të grupeve të armatosura që luftojnë në lindje të Kongos, një rajon prej vitesh i zhytur në dhunë, shpesh me përfshirjen e palëve rajonale. Megjithëse detajet mbeten të pakta palët janë shprehur optimiste.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi marrëveshjen si një ngjarje me rëndësi globale. “Kjo është një ditë e madhe për Afrikën dhe… një ditë e madhe për botën!”, shkroi ai në platformën e tij Truth Social, pas arritjes së marrëveshjes.

Zyra e presidentit kongolez Félix Tshisekedi e cilësoi këtë si “suksesin diplomatik më të rëndësishëm në mbi 30 vjet” për vendin.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të dy vendeve në ambientet e Departamentit Amerikan të Shtetit. Në media është përfolur edhe për një takim të mundshëm mes presidentëve Tshisekedi dhe Paul Kagame të Ruandës me presidentin Trump në Uashington, megjithëse një datë ende nuk është caktuar.

ME TE LEXUARAT