I vodhi 150 euro 42-vjeçarit në Himarë, policia procedon 38-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut

Aktualitet

I vodhi 150 euro 42-vjeçarit në Himarë, policia procedon

Një 38-vjeçar u procedua penalisht nga Policia e Himarës pasi një 42-vjeçar kishte bërë kallëzim duke e akuzuar se i ka vjedhur 150 euro.

Sipas raportimeve, 38-vjeçari me inicialet F.D., është me origjinë nga Maqedonia e Veriut ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 42-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash prej 150 eurosh.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT