FOTO/ Vrau me armë zjarri Artur Çangun në Nikël, ky është autori i krimit
Lajmifundit
/
10 Prill 2026, 21:18
Aktualitet

Lajmi i fundit ka siguruar foton e Eduart Afmatajt, autorit të vrasjes të ndodhur pak më parë në Nikël.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Eduart Afmataj ka qëlluar me armë zjarri për vdekje Artur Çangun.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.


