Si rrallëherë, Aurela Gaçe reagon publikisht për Mirin në “Big Brother VIP5”

Rrugëtimi i Armir Shahinit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5” po shkon drejt finales dhe emocionet rreth tij po shtohen çdo ditë e më shumë. Ndërkohë që gara po hyn në fazën vendimtare, mbështetja nga miqtë dhe figura të njohura të muzikës shqiptare po bëhet gjithnjë e më e dukshme.
Së fundmi, ka qenë këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, ajo që ka thyer heshtjen me një reagim publik mjaft emocional, duke i kushtuar një mesazh mikut të saj, Mirit.
Gaçe shpjegon se përgjatë viteve ka zgjedhur të mos komentojë publikisht pjesëmarrjen e kolegëve të saj në formate reality show, për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe energjisë negative që shpesh shoqëron këto programe.
Megjithatë, për Mirin, ajo ka bërë një përjashtim të veçantë, duke rikthyer në vëmendje edhe historinë e “West Side Family” dhe të ndjerin Dr. Flori.



