Gjendet pa shenja jete 40-vjeçari pranë banesës në Shkodër
Lajmifundit
/
17 Shtator 2025, 13:55
Aktualitet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Trush në Shkodër ku shtetasi E. P., 40 vjeç është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete.
Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është vetëvarur në kushtet e një depresioni, por pritet ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar dinamikën dhe shkakun.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.