Vrasja e Paulin Harushës/ Autorët u larguan me një fuoristradë, 43-vjeçari më herët humbi gruan, çifti la pas dy fëmijë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimi e Paulin Harushës në Kanada. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 13 shtatorit dhe në momentin kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, e kanë gjetur 43-vjeçarin me plagë të rënda me armë zjarri brenda makinës së tij.
Hetuesit thonë se autorët u larguan përpara se të mbërrinte policia. Ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur. Gjithashtu autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut.
Sipas mediave të huaja banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre dhe nëse e kanë parë mjetin ose të dyshuarit. Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se Harusha kishte humbur në fillim të këtij viti edhe bashkëshorten e tij, Brankën dhe çifti ka lënë pas dy fëmijë.
Po ashtu në një konferencë për media të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos tha se motivi është ende i paqartë. Hetimi është duke vazhduar dhe kushdo që ka informacione është i ftuar të kontaktojë policinë.