Lëkundje termeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Lajmifundit
/
16 Shtator 2025, 18:31
Aktualitet
Një tërmet me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter është regjistruar këtë pasdite në vendin tonë.
Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:26, me epiqendër 19 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 15 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë lehtë në disa zona përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Nderkohe IGJEUM e ka lokalizuar levizjen sizmike ne zonen e Baldushkut ne Tirane.