EMRAT, zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare, PD nuk merr pjesë në seancë

Politikë

EMRAT, zgjidhen kryetarët e komisioneve parlamentare, PD nuk merr

Me 77 vota pro dhe 1 kundër, Kuvendi miratoi kryetarët e komisioneve parlamentare në seancën plenare të kësaj pasditeje.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi lexoi emrat e sugjeruar nga mazhoranca për komisionet që do të drejtohen nga vetë ajo dhe me shumicë votash, projektvendimi u miratua.

Opozita nuk mori pjesë në këtë seancë.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të drejtohet nga Milva Ekonomi. Nënkryetar do të jetë Erion Braçe, ndërsa sekretare Zamira Sinaj.

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të drejtohet nga Ulsi Manja. Nënkryetar do të jetë Damian Gjiknuri, ndërsa sekretare Aurora Mara.

Kryetar i Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen do të jetë Bledar Çuçi. Nënkryetare do të jetë Olta Xhaçka, ndërsa sekretare Ilirian Pendavinji.

Drejtimi i Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet i takon opozitës. Nënkryetare do të jetë Evis Kushi, ndërsa sekretare Hatixhe Konomi.

Për Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale i takon opozitës të zgjedhë drejtuesin. Nënkryetar do të jetë Eduard Shalsi, ndërsa sekretare Enriketa Jaho.

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm drejtohet nga Anila Denaj. Nënkryetar do të jetë Ceno Klosi dhe sekretare Ilva Gjuzi.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – kryetari i takon opozitës. Nënkryetare do të jetë Iris Luarasi dhe sekretar Ardit Bido.

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural do të drejtohet nga Blendi Klosi. Nënkryetar do të jetë Fadil Nasufi dhe sekretar Saimir Hasalli.

Drejtimi i Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën i takon opozitës. Nënkryetar do të jetë Erion Malaj dhe sekretar Arkent Balla.

Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga Igli Hasani. Nënkryetare do të jetë Bora Muzhaqi, ndërsa sekretare Marjana Koçeku.

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyrjen Institucionale do të drejtohet nga Fatmir Xhafa, nënkryetar Ermal Elezi dhe sekretare Aulona Bylykbashi.

ME TE LEXUARAT