Tjetër alarm për fluturim droni në Poloni, arrestohen dy bjellorusë
Autoritetet polake kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi zona qeveritare në kryeqytetin Varshavë, përfshirë rrugën Parkoëa dhe Pallatin Belëeder, ku ndodhen rezidenca të rëndësishme shtetërore.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Donald Tusk përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se veprimi u ndërmor nga Shërbimi i Sigurisë Shtetërore (SOP) në kuadër të masave të shtuara për shkak të tensioneve të fundit në rajon.
Në lidhje me këtë ngjarje, janë arrestuar dy shtetas të Bjellorusisë, ndërsa policia po heton mbi rrethanat dhe qëllimin e misionit të dronit.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas shkeljeve të përsëritura të hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, duke rritur ndjeshëm shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe kërcënimet që vijnë nga lindja.