Përplasen makinat në aksin Fier-Patos, njëra përfundon në kanal, shpëton mrekullisht drejtuesi i automjetit
Lajmifundit
/
15 Shtator 2025, 21:12
Aktualitet
Një aksident ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz në Fier.
Një automjet tip “Renault” , pasi është përplasur me një mjet tip “Golf” dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Burime nga vendngjarja thane se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e mjetit ka shkuar për ndihmë edhe një mjet zjarrfikës.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme të konsiderueshme materiale.