Dosja “Partizani”/ Gjyqi për Berishën shtyhet për në 29 shtator. Zbulohet arsyeja

Politikë

Dosja “Partizani”/ Gjyqi për Berishën shtyhet për

Nisi sot seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen “Partizani”.

Vetëm Jamarbër Malltezi ishte prezent nga të pandehurit, të tjerët përfaqësohen nga avokatët.

Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se kërkon pavlefshmëri të akteve.

“Kërkojmë konstatim të pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, komunikimin e akuzës dhe çdo akt që rrjedh prej tij.

Prokuroria ka kaluar kompetencat kushtetuese, duke shprehur opinione. Ngritja e akuzës nuk është kryer në funksion të ushtrimit të kompetencës së saj. Prokuroria nuk ka përfaqësuar interesat e shtetit, por të një force politike, me qëllim mbajtjen në pushtet të saj.

Prokuroria ka marrë përsipër të vlerësojë cilësinë e qeverisë, që nuk është kompetencë e saj.”, u shpreh ai.

Avokati i Jamarbër Malltezi deklaroi: Kërkojmë pavlefshmëri absolute të akteve, akuza e Malltezit pa asnjë bazë ligjore. Malltezi akuzohet për 2 vepra penale: korrupsioni pasiv, nuk ka lidhje fare me të, Malltezi nuk ka pasur kurrë funksion të tillë. Akuza e dytë e pastrimit të produkteve të veprës penale, që gjithashtu nuk ka të bëjë fare.

Kërkojmë gjithashtu pavlefshmëri të vendimeve gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake, të marra nga një person që nuk ka as titullin magjistrate.

Pas disa orësh në sallë, seanca u shty për në 29 shtator.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatit Sokol Hazizaj, për të përgatitur kërkesat paraprake për Homeplan dhe vendosi të vijojë procesin pas 2 javësh, më 29 shtator ora 11:00.

ME TE LEXUARAT