Altin Dumanit i mbaron mandati, KLP hap garën për kreun e ri të SPAK

Aktualitet

Altin Dumanit i mbaron mandati, KLP hap garën për kreun e ri të

Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi se do të hapë garën për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 17 shtator.

Vendimi vjen ne pergatitje te procedurave per mbarimin e mandatit te Altin Dumanit si drejtues i SPAK, i cili ne dhjetor ben tri vite ne krye te institucionit.

Pasi te lere drejtimin e struktures se posacme, ai do te jete prokuror i thjeshte i prokurorise se posacme nderkohe qe pritet te mesohetd rejtuesi i ri nga radhete  prokuroreve.

Njoftimi i KLP:

Informacion mbi mbledhjen:

Dita/Data:                                          E Mërkurë, 17.09.2025


Ora:                                                    10.00

Kohëzgjatja:                                      ⸟ 90 minuta

Thirrur nga:                                     Kryetari i Këshillit

Pjesëmarrësit:                                    Anëtarët

Kuorumi i nevojshëm:                      7 anëtarë

Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.

Rendi i ditës:

1.      Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;

2.      Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;

3.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;

4.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;

5.      Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.

ME TE LEXUARAT