Dikur e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Eva Murati për dasmën e ish-partnerit: Me paratë e...

Showbiz

Dikur e lidhur me djalin e Jozefina Topallit, Eva Murati për dasmën e

Dasma madhështore e prezantueses Cindy Marina me Genar Topallin, djalin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, e zhvilluar në Romë, është kthyer në një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit.

Ceremonia përrallore me luks dhe të ftuar VIP bëri bujë në rrjetet sociale, duke sjellë qindra reagime nga publiku.

Por vëmendjen e mori edhe moderatorja sportive Eva Murati, ish-partnerja e Genar Topallit, e cila u përfshi në një debat të zjarrtë pas një videoje të saj që u bë virale në TikTok.

Ndjekësit komentuan duke aluduar për xhelozi, madje njëri sugjeroi se Murati do të kishte dashur një dasmë të tillë luksoze. Moderatorja reagoi pa dorashka, duke lëshuar një deklaratë të fortë:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

Menjëherë pas kësaj, ka ardhur një deklaratë tjetër e Eva Muratit, ekskluzivisht për “Live From Tirana”. Eva shkruan:

“Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth.

Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme.

E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.

ME TE LEXUARAT