Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, përplasen dy automjete, tre të lënduar

Aktualitet

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, përplasen dy

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit ”.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, si dhe për disiplinimin e trafikut.

Gjithashtu në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ambulanca.

 

ME TE LEXUARAT