Vritet 43-vjeçari shqiptar në Toronto
Policia e Torontos ka identifikuar viktimën e një vrasjeje me armë në një shesh komercial në lindje të qytetit gjatë fundjavës. Policia thotë se 43-vjeçari Paulin Harusha vdiq në vendngjarje, me gjithë përpjekjet e shërbimeve të emergjencës për ta shpëtuar.
Harusha u gjet brenda një automjeti me plagë nga plumbat, sipas një deklarate të policisë. Vrasja ndodhi në një shesh komercial afër bulevardit Victoria Park dhe Sheppard Avenue E, rreth mesnatës të shtunën. Policia thotë se të dyshuarit janë parë duke u larguar nga vendngjarja në një “SUV të ngjyrës së hapur” para se të arrinin oficerët.
Në një konferencë për media të dielën, Inspektori Jonathan Rose nga Shërbimi i Policisë së Torontos tha se motivi është ende i paqartë. Hetimi është duke vazhduar dhe kushdo që ka informacione është i ftuar të kontaktojë policinë.