Grabitet karburanti në Elbasan, autorët e maskuar marrin xhiron ditore

Aktualitet

Grabitet karburanti në Elbasan, autorët e maskuar marrin xhiron ditore

Një pikë karburanti është grabitur mbrëmjen e kaluar nga persona të maskuar në qytetin e Elbasanit.

Sipas policisë, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant.

Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.

Pak minuta pas ngjarjes, 19-vjeçari me iniciale D.S. dhe 23-vjeçari me iniciale D.I. u vunë në pranga.

Policia sekuestroi sendin që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjetin me targa të mbuluara që përdorën dy shtetasit, si dhe celularët në përdorim nga këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

ME TE LEXUARAT