James Rubin rrëzon akuzat e Marty-it për trafikim organesh: “Kurrë s`doli diçka prej tyre”
James Rubin po vazhdon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët. Pas marrjes në pyetje nga tre ekipet e Mbrojtjes dje, Prokuroria ka marrë në pyetje Rubinin, kurse tani po i bëhen pyetje nga trupi gjykues.
Ish-zyrtari i lartë i SHBA-së, James Rubin, ka folur për diskutimet në administratën amerikane të Bill Clintonit për armatosjen e UÇK-së.
Ai ka thënë se nuk kanë mundur t’iu thoshin luftëtarëve që “nuk ju japim armë, sepse ju nuk jeni të organizuar”.
“Po bënim një gjykim sa i përket argumentit për armatosjen apo jo të UÇK-së. Dhe, ne kemi thënë se kjo nuk është ide e mirë, sipas nesh, sepse nuk ekziston një strukturë e mirëfilltë politike, ose nuk ka kontroll efektiv.
Bëmë gjykimin tonë më të mirë, kemi bërë një vlerësim, duke marrë parasysh strukturën organizative të UÇK-së, duke marrë parasysh aspektin e kontrollit dhe komandës, që ne besonim që UÇK-ja nuk e kishte. Nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK”, theksoi ai.
Rubin ka sqaruar edhe njëherë përshtypjet e tij për Hashim Thaçin në periudhën e Konferencës së Rambujesë. Sipas Rubinit, Thaçi ishte personi kyç me të cilin ai duhej të punonte, në mënyrë që Marrëveshja të pranohej nga UÇK-ja.
Akuzat e Marty-it për trafikim organesh, Rubin: “Kurrë nuk doli diçka prej tyre”
Rubin, ish ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, i cili është thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë, është përgjigjur në pyetjet.
Ai u mor në pyetje edhe nga Prokuroria, si dhe nga avokati i ish presidentit, Lluka Misetiq, me ç’rast u përmend edhe raporti i Dick Marty-t.
Në gjykatore u lëshua një video e Rubin e shumë viteve më parë, në një tryezë të rrumbullakët ku flitej për akuzat ndaj UÇK-së dhe përmendje ky raport.
Ishte prokuroria ai që kundërshtoi relevancën e referimit të akuzave të Marty-it, ku akuzohej UÇK-ja për trafikim organesh, por mbrojtja e Thaçit insistoi.
Misetiq tha se Gjykata Speciale është ngritur saktësisht për ato akuza. Pasi e pyeti Rubin se a e dini çka ndodhi në fund të fundit me akuzat e Martyt, ai u përgjigj kështu: “Kurrë s’doli asgjë nga ajo.