Qarkullonte në sens të kundërt në “Durrës-Kavajë” dhe postoi videon në rrjetet sociale, 400 mijë lekë gjobë për shoferin

Aktualitet

Qarkullonte në sens të kundërt në

Policia e Durrësit ka gjobitur dy drejtues mjetesh, pasi janë evidentuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, pamje të cilat vetë ata i kanë postuar në rrjetet sociale.

Reagimi i policise:

Në lidhje me 2 video të postuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 2 automjete që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”, bëjmë me dije se shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.

Nga verifikimet e kryera, u bë i mundur identifikimi i shtetasve:

E. M., banues në Fier. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë dhe me heqje të 15 pikëve nga leja e drejtimit, pasi ka qarkullluar me automjet, në sens të kundërt, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”;

B. Sh., banues në Durrës. Në bazë të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 3000 lekë, pasi ka kryer parakalim të rrezikshëm, në rrugën interurbane “Durrës-Kavajë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët që të denoncojnë në 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe garanton reagim të menjëhershëm, konform ligjit dhe me paanshmëri.

ME TE LEXUARAT