Përfitues i tenderave të AKSHI-t/ Zbardhen detaje të reja nga thirrja e Ermal Beqirit në SPAK
Biznesmeni Ermal Beqiri u paraqit dje në ambientet e SPAK, ku ka dhënë shpjegime para prokurorëve të posaçëm.
Mësohet se SPAK ka bashkuar 2 dosjet që ishin në hetim në një të plotë. Janë sekuestruar të gjitha dosjet e tenderave të dyshuara korruptive.
Ndërsa po shqyrtohen edhe bilancet e kompanive të Beqirit duke u krahasuar me dokumentet e tenderave të AKSHI që po hetohen nga SPAK-u.
Ermal Beqiri dyshohet për korrupsion në tenderat e AKSHI.
Ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI, ndërsa pak kohë më parë, PD ka denoncuar një procedurë prokurimi të paligjshme.
Partia Demokratike denoncoi se në muajin tetor 2024 u shpall fituese kompania ‘SOFT and Solution SHPK’, me pronësi të Ermal Beqirit me vlerë 3.1 milionë euro, teksa janë skualifikuar dy kompani të tjera. PD i bëri thirrje SPAK që të hetojë tenderat dhe veprimtarinë e institucionit.