"Lider historik i PS...", Rama mesazh për ditëlindjen e Fatos Nanos: Ktheu partinë nga Europa

Politikë

"Lider historik i PS...", Rama mesazh për ditëlindjen e

Kryeministri Edi Rama ka uruar liderin historik të Partisë Socialiste Fatos Nano për 73-vjetorin e tij të lindjes.

Rama ne mesazhin e tij thekson se Fatos Nano është njeriu i cili ka merita të mëdha në rrugëtimin e Partisë Socialiste duke e kthyer atë në një forcë me sy e me zemër nga Europa.

“Në këtë ditë të shënuar të lindjes së tij – teksa pas hapjes së 4 kapitujve të tjerë të negociatave të anëtarësimit, po udhëtoj për të mbajtur një leksion në Kolegjin legjendar të Europës në Bruzh – më erdhi krejt natyrshëm dëshira që t’i uroj publikisht Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste, një ditëlindje të gëzuar dhe jetë të gjatë 100 vjet

Sot kur Shqipëria e sheh nga afër majën ku duhet të ngjitet pas një rrugëtimi të stërgjatë, dua të them se si pjesë e këtij rrugëtimi, Fatosi ka meritën e madhe që e ktheu partinë tonë në një forcë me sy e me zemër nga Europa dhe sikur ta mendosh për një moment, atë fazë të parë të historisë së Partisë Socialiste, në Shqipërinë e zhytur në vorbullën e rrumpallës demokratikase, pa Fatos Nanon në krye të saj, mendja të thotë se rruga jonë mund të kishte qenë shumë më gjatë.

Respekt, përqafime dhe gëzuar i dashur Kryetar”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë. Ai ishte lideri dhe themeluesi i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga viti 1991 deri në 1993 dhe 1997 deri në 2009.

ME TE LEXUARAT