“Ç’a e keni ju Kushtetutën?”, Berisha shpërthen ndaj Peleshit: Je sekretar mjeran i Edi Ramës

Politikë

“Ç’a e keni ju Kushtetutën?”, Berisha

Ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend, kryedemokrati Sali Berisha.

 “Të fillosh detyrën duke shkelmuar Kushtetutën, duke përjashtuar të gjitha hapësirat e përcaktuara nga Kushtetuta, damkos në mënyrë përfundimtare veten tënde, tregon se nuk je gjë tjetër, vetëm një sekretar mjeran i kreut të organizatës kriminale të Shqipërisë, që e ka emrin Edi Rama. Shkelmimi i Kushtetutës, është shkelmim i vullnetit të qytetarëve shqiptarë të të gjithë spektrit, shkelmimi i Kushtetutës është një puç që i bëhet librit të shtetit, vetëm e vetëm se ju doni me shpejtësi të lani duart si Ponç Pilati pas krimit që kryeni", iu drejtua ai kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Tha se rendit kushtetues të vendit, qytetarëve dhe opozitës po i bëhet një provokacion i ulët.

“Ç’a e keni ju Kushtetutën që silleni në këtë mënyrë?!”, i tha me tone të ashpra mazhorancës.

ME TE LEXUARAT