Turisti 64-vjeçar humb jetën në Tiranë, pësoi infarkt gjatë udhëtimit me autobus
Lajmifundit
/
16 Shtator 2025, 12:34
Aktualitet
Një shtetas i huaj ka humbur jetën ne Tirane teksa kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale J.J., 64-vjeç, dyshohet se ka pësuar infarkt gjatë një udhëtimi me autobus, për qëllime turistike.
Ai është dërguar në spital, por fatkeqësisht ishte pa shenja jete.
Njoftimi i policise:
“Më datë 15.09.2025, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi i huaj J. J., 64 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt, gjatë një udhëtimi me autobus, për qëllime turistike. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia e Tiranës.