Masakruan të riun në Vaun e Dejës, arrestohet në Kapshticë një nga të kërkuarit
Masakroi bashkë me të tjerë në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës më 19 gusht një 37-vjeçar bashkë me persona të tjerë, kapet në kufirin afër Greqisë i dyshuari i shpallur në kërkim.
Lokalizimi dhe prangosja u bë nga Policia Kufitare e Kapshticës në Korçë, e cila njoftoi kolegët e Shkodrës dhe prangosën 28-vjeçarin Geralt Hoxha, banues në Klos të Matit.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 19 gusht 2025, në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës, kanë goditur me grushte dhe me sende të forta shtetasin D. L., 37 vjeç”, bëri me dije policia.
Paralelisht po vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar për këtë ngjarje, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë.