Grabitet me armë një karburant në Librazhd, arrestohen dy autorët
Lajmifundit
/
16 Shtator 2025, 10:32
Aktualitet
Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur natën djeshme në Librazhd. Mësohet se dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti në vendin e quajtur Semës.
Autorët kanë kërcënuar punonjësit me armë zjarri dhe janë larguar nga vendngjarja duke marrë një shumë te konsiderueshme parash. Pas denoncimit policia identifikoi dhe arrestoi autorët, të cilët ndodhën në paraburgim
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse autorët janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.