“Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e Veliajt”/ Avokati Ndreca: Nëse e rrëzon kërkesën, e dërgojmë në Strasburg

Aktualitet

“Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë duhet të pranojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj klientit të tij, Erion Veliaj.

Në një intervistë, Ndreca u shpreh se një vendim i tillë do t’i jepte, sipas tij, efektivitet vendimit të mëparshëm të Kushtetueses për rikthimin e Veliajt në detyrë, duke theksuar nevojën për “pjekuri institucionale” në trajtimin e çështjeve gjyqësore.

Ai shtoi se do të ishte “absurde” nëse kërkesa e Veliajt për lehtësim të masës së sigurisë nuk merret parasysh, duke argumentuar se kjo do të krijonte, sipas tij, një konflikt mes vendimeve të së njëjtës gjykatë.

Ndreca paralajmëroi gjithashtu se, në rast refuzimi, çështja do të dërgohet në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në përputhje me mekanizmat ligjorë ndërkombëtarë.

Vendimi për kërkesën e Veliajt pritet të merret në seancën e radhës në Gjykatën Kushtetuese.

Do ishte një absurd dhe një tregues i një papjekurie institucionale që unë mendoj që në këtë rast nuk do të ndodhë. Dhe vlerësoj që gjykata Kushtetuese do ta tregojë pjekurinë e vet institucionale. Madje unë mendoj që për fat të keq, ne kemi shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese, sepse unë mendoj që edhe gjykatat e mëposhtme duhet të kishin treguar të njëjtën pjekuri kushtetuese që në mënyrë që ne të mos shkonim kaq larg. Megjithatë, edhe nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese nuk do e marrë në konsideratë kërkesën, që në gjykimin tonë është e parrëzueshme nga pikëpamja kushtetuese, ne do shkojmë menjëherë në Strasburg, duke shfrytëzuar çdo kanal shpejtësie që na lejon konventa europiane e të drejtave të njeriut, për ta marrë në shqyrtim sa më shpejt kërkesën tonë”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT