Goditja e organizatës së Çopjave/ Në pranga edhe Julian Balla, presidenti i ekipit të futbollit ‘Erzeni’
Ndër personat për të cilën është lëshuar masë “arrest me burg” në kuadër të operacionit që SPAK zhvilloi sot në goditje të grupit kriminal të Çopjave, është edhe Julian Balla, alias Hysni Balla.
Julian Balla rezulton të jetën pronar i Ajman Park, përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës, dhe i vilës 2-katëshe “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
Jualin Balla rezulton edhe president i skuadrës shqiptare të futbollit, “Erzeni”.
Një organizatë kriminale e nisur në vitin 2006 si shpërndarës kokainë në Itali dhe 12 vite më vonë nisi eliminimin e kundërshtarëve dhe kapjen e tregut evropian. Kështu e cilëson SPAK organizatën e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, të cilën e lidh me disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale në vend. Të paktën 6 persona të vrarë, 14 të porositura dhe një grabitje 4.6 mln euro në Rinas janë disa prej krimeve.