"Janë njerëzit më të pashpirt"/ Vdekja e Besnikut te 313-ta, ish-i dënuari: Po u sëmure aty, o do vdesësh, ose do...

Aktualitet

"Janë njerëzit më të pashpirt"/ Vdekja e Besnikut

Pas vdekjes tragjike të Besnik Koçiut në burgun “Jordan Misja”, një qytetar ka denoncuar kushtet skandaloze në këtë institucion. Duke iu drejtuar meddiave online qytetari tregon se më parë ka qëndruar edhe vetë në këtë burg dhe edi mirë sesi janë kushtetet aty. Qytetari tregon se, si person që ka qëndruar më parë në këtë burg, ka pasur eksperienca të ngjashme me neglizhencën e stafit mjekësor.

Sipas tij, kërkesat për ndihmë mjekësore dhe për dërgim në spital janë injoruar për muaj të tërë, duke i lënë të paraburgosurit në kushte të papranueshme, derisa ata të vdesin ose të mbijetojnë me vuajtje të mëdha.

Qytetari i shqetësuar ka theksuar se ky është një fenomen i përhapur në gjithë sistemin e burgjeve shqiptare. Ai denoncon se shumë të paraburgosur, përfshirë edhe ata që kanë sëmundje të rënda, nuk dërgohen në spital dhe trajtohen si të dënuar me vdekje.

Denoncimi i qytetarit:

Joq, është e vërtetë që në Jordan Misja nuk e rruan njeri për të të dërguar në spital, sepse kam qenë vetë. Kam bërë 5 muaj kërkesa për të ikur në spital dhe nuk të dërgon njeri aty, pavarësisht dënimit që merr. Je si një i dënuar me vdekje.

Po u sëmure, o do vdesësh, ose do mbijetosh ashtu me vuajtje, nuk të dërgon njeri në spital. Kam një rast në 313 vitin e kaluar, ku një person kishte 1 vit që duhej bërë operim dhe nuk e bënin.

Po ashtu, jemi zënë me të gatshmit dhe i kemi vendosur zjarr korridorit vitin e kaluar në nëntor, nuk më kujtohet mirë data, po nga fundi nëntorit. Pastaj erdhi SHKB te nesërmen, na shpërbeu si sektor, tek sektori 2/5. Po ta përsëris edhe një herë, po nuk pate miq ose lek në institucionet e burgut shqiptar, je i mbaruar, sepse askush nuk merret me ty, të lënë aty të vdesësh.

Edhe tani, po të shkoni, do të shikoni që janë shumë njerëz që nuk kujdeset njeri për ta, që t’i çojnë në spital.

Kam qenë vetë në 313 dy herë. Janë njerëzit më të pashpirt, nuk janë human fare, të gjithë si staf mjekësorë, edhe shefat e regjimit. Janë njerëzit më pa human që kam parë në jetën time, të mbajnë me gënjeshtra. Do të dërgojmë sot, do të dërgojmë nesër. Nuk kanë lek për naftë, të të dërgojnë me ambulancë në spital. Janë katastrofë.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT