Mbi 50 mijë pasagjerë dhe 298 fluturime, 4 gushti 2025 dita me trafikun më të lartë në historinë e Rinasit
Aeroporti i Tiranes njoftoi se 4 gushti 2025 ka qene dita me trafikun me te larte ne historine e ketij institucioni.
Sipas postimit ne faqen zyrtare te Aeroportit, me 4 gusht 2025 nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes u regjistruan 298 fluturime dhe 50 mije e 892 pasagjere.
Njoftimi:
4 Gusht 2025 – Dita me trafikun më të lartë në historinë e Tirana International Airport.
View this post on Instagram
Me 298 fluturime dhe 50,892 pasagjerë që kaluan nëpër terminalin tonë, shënuam një tjetër moment historik.
Misioni ynë i përhershëm mbetet i njëjti: të lidhim Shqipërinë me botën.
Një mirënjohje e veçantë për skuadrën tonë dhe punën e jashtëzakonshme që bëjnë çdo ditë.
Dhe për pasagjerët tanë: faleminderit që zgjidhni TIA-n.