E RËNDË/ Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, ja si paraqitet gjendja e tij

Bota

E RËNDË/ Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor. Sipas “France today” këtë mëngjes, gjendja e tij po përmirësohet ngadalë.

Gilles Dussault u sulmua dhunshëm pasdite, pak para orës 5 pasdite ndërsa po ecte me djalin e tij 28-vjeçar. Zyra e prokurorit të Vienne ka hapur një hetim për vrasje në tentativë.

Sulmuesi përdori një “objekt të papërcaktuar” për të plagosur burrin 60-vjeçar në gjoks. Djali pësoi lëndime të lehta. Sulmuesi më pas iku, duke goditur një mur me makinën e tij.

Sipas mediave franceze, ai është ende në kërkim aktiv. Presidenti francez Emmanuel Macron komentoi mbrëmë me një mesazh të postuar në mediat sociale:.“Kur sulmohet një përfaqësues i zgjedhur, është Kombi që e mbështet atë. Mendimet tona janë me Gilles Dussault, kryetarin e bashkisë së Villeneuve-de-Marc, dhe me djalin e tij, të cilët u sulmuan dhunshëm”, tha ai.

 

 

ME TE LEXUARAT