Mbrojtja e të burgosurve/ Avokati i Popullit propozon që opinionet e tij të merren parasysh nga prokurorët dhe gjyqtarët në gjyq

Aktualitet

Mbrojtja e të burgosurve/ Avokati i Popullit propozon që opinionet e

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ne nje takim me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja. Avokati i Popullit mund të paraqesë opinione me shkrim pranë gjykatave apo organeve të hetimit për çështje që kanë ndikim të rëndësishëm për të drejtat dhe respektimin e palëve në gjyq.

Ky propozim për shtimin e kompetencave të Avokatit të Popullit është shpërndarë për konsultim publik prej muajit korrik, dhe në këtë propozim që TCH e disponon thuhet se gjykatat dhe prokuroritë mund t’i marrin në konsideratë këto gjetje për të mbështetur vendimmarrjen, por pa qenë të detyruara ti zbatojnë ato.

Në çdo rast mospranimi duhet të arsyetohet, thuhet më tej. Njëherazi me kontrollet e avokatit të popullit në qeli midis tyre në qelinë e Ilir Metës dhe të Erjon Veliaj një draft projektligj është hedhur për konsultim dhe aty synohet shtimi i kompetencave. Nga reduktimi i telefonatave tek loja e ping-pongut, zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg: Na janë shkelur të drejtat e njeriut

Në projektligjin e shpërndarë përmendet se opinionet e Avokatit të Popullit të paraqitura si pjesë e procesit, konsiderohen si referenca ndihmëse juridike për zbatimin e standardeve më të larta gjatë mbrojtje së të drejtave. Në këtë frymë sugjerohet fuqizimi i Avokatit të Popullit në shqyrtimin e rasteve në proces nga sistemi i drejtësisë.

Propozimi tjetër në draft është dhënia e kompetencave kur konstatohen shkelje disiplinore nga gjyqtarët dhe prokurorët që mund ti referohen ILD. Por sipas draftit nëse konstatohen shkelje të mundshme nga përfaqësuesit e drejtësisë çështja mund ti referohet edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë./TCH

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT