“Ke vendosur jetën e fëmijës në rrezik”- Të huajt shpërthejnë ndaj Eliona Pitarkës, çfarë ndodhi?
Një video e publikuar në Instagram nga aktorja dhe influencerja Eliona Pitarka ka ngjallur reagime të ashpra në rrjet, duke tërhequr kritika jo vetëm nga ndjekësit shqiptarë, por edhe nga komentues ndërkombëtarë.
Në pamje, Pitarka shfaqet duke balancuar mbi një tenxhere metalike, me taka të larta në këmbë dhe me foshnjën në krah, ndërsa pi nga një shishe e bardhë. Ajo e shoqëron videon me përshkrimin: “Just balancing life like”, në kuadër të një trendi viral të frymëzuar nga Nicki Minaj.
Por ajo që duket si një moment i “kënaqshëm” në rrjet, është parë nga shumë përdorues si një akt papërgjegjshmërie. Komentet që e akuzojnë Pitarkën për sjellje të rrezikshme ndaj foshnjës janë të shumta.
“Je një nënë e pakujdesshme”, “Po vendos jetën e fëmijës në rrezik për një trend”, “Kaq rëndë është marrë fama?”, ishin disa nga reagimet më të forta në video.
Deri më tani, Pitarka nuk ka reaguar ndaj komenteve kritike, ndërsa videoja vazhdon të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.