Egnatia barazon pa gola në Conference League
Egnatia barazon 0-0 në Slloveni përballë Olimpijas së Lubjanës dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën e Play Off-it të Conference League.
Kampionët e Shqipërisë bënë një paraqitje dinjitoze në stadiumin “Stozice” përballë vendasve, që konsideroheshin favoritë në startin e takimit.
Skuadra e Tetovës ka krijuar shanset e saj për shënim, por ka qenë edhe me fat në minutën e 68-të të takimit, pasi Olimpija ka humbur një penallti.
Në minutat e fundit të takimit Fangaj është ndëshkuar me karton të kuq për rrogozhinasit.
Në shtesë u dha një tjetër penallti për vendasit, këtë herë për një faull të Haime i cili ndëshkohet me të verdhë. Por më pas ai sinjalizohet nga salla e VAR që faulli është jashtë zonës, duke anuluar vendimin e tij.
Gjithçka është e hapur dhe kualifikimi do të vendoset pas një javë në ndeshjen e kthimit në Rrogozhinë.