Konflikt tek Pazari i vjetër mes tre personave, njëri plagoset me thikë në Korcë
Një konflikt mes disa personave në zonën e pazarit të vjetër në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një personi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe, sipas informacioneve paraprake, mësohet se përplasja ka përfshirë së paku se tre persona.
Gjatë konfrontimit, një person është goditur me mjet prerës (thikë) dhe ka mbetur i plagosur.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.