Dita e parë e shkollës më 8 shtator, Rama: Hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug
Lajmifundit
/
31 Gusht 2025, 13:04
Politikë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më 8 shtator në ditën e parë të shkollës, do të hapin dyert dhe 30 shkolla të rilindura.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka theksuar se këto shkolla do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues.
Postimi i Ramës:
Më 8 shtator, në ditën e parë të shkollës do të hapin dyert 30 shkolla të rilindura nga veriu në jug, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës dhe mësues.
Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri.