SHBA në gjyqin e Thaçit, kërkon të asistojë marrjen në pyetje të dëshmitarëve në Hagë

Kosovë&Rajon

SHBA në gjyqin e Thaçit, kërkon të asistojë marrjen

Zyrtarë nga administrata amerikane pritet të marrin pjesë në seancat gjyqësore për çështjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara të Hagës kur mbrojtja të nisë me paraqitjen e provave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në Kosovë, të cilat kanë publikuar edhe një dokument ku SHBA ka paraqitur një sërë kërkesash që lidhen me rregulloren për dëshmitarët.

Këto kërkesa përfshijnë kufizimin e pyetjeve gjatë ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, si dhe që kundër-ekzaminimi të mbetet brenda të njëjtit kuadër dhe të përqendrohet vetëm në çështjet që prekin besueshmërinë e dëshmitarit.

Gjithashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka kërkuar njëkohësisht që zyrtarët e saj të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje.

Autoritetet amerikane pritet të dorëzojnë zyrtarisht kërkesën për këto masa në një afat sa më të afërt pranë zyrave të Speciales.

Zyrtarë të lartë, përfshirë të dërguar për misione speciale të presidentit Trump, Richard Grenell, kanë kritikuar Gjykatën e Hagës për mbajtjen padrejtësisht në qeli të ish-krerëve të UÇK.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte. Gjatë vitit të fundit, ndaj ish-krerëve të UÇK është ngritur edhe akuza për ndikim të dëshmitarëve.

ME TE LEXUARAT