Arrihet marrëveshja, Zhegrova transferohet tek Juventusi

Sport

Arrihet marrëveshja, Zhegrova transferohet tek Juventusi

Juventusi dhe Lille kanë arritur marrëveshje në parim për transferimin e sulmuesit Edon Zhegrova tek gjiganti italian.

Ylli kosovar pritet që të udhëtojë në mbrëmje për Torino, aty ku do të kryejë testet mjekësore.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se gjithçka është mbyllur për çështjen Zhegrova, me pengun e vetëm që mbetet kalimi i Nico Gonzalezit te Atletico Madrid.

“Juventusi arrin marrëveshje në parim me Lillen për Edon Zhegrovën dhe gjithashtu kanë arritur marrëveshje të plotë me lojtarin në kushtet personale”.

“Zhegrova do të udhëtojë sapo Juventusi të jep dritën e gjelbër”.

“Vetëm një hap nevojitet, aprovimi i La Liga-s për afrimin e Nico Gonzalez te Atletico Madridi”, shkroi ai.

Pra, Juventusi do ta huazojë Nicon te Atletico për t’i liruar vend Zhegrovës, i cili në këtë sezon nuk ka zhvilluar asnjë minutë për Lillen shkaku që tërë verën po e kërkonte largimin.

ME TE LEXUARAT