Skema e mashtrimit online, Erion Braçe nxjerr mesazhet: XUEX ka bllokon tërheqje parash për anëtarët! Edhe emigrantët futën para në “Piramidë”

Politikë

Skema e mashtrimit online, Erion Braçe nxjerr mesazhet: XUEX ka bllokon

Deputeti Erion Braçe ka ngritur alarmin lidhur me mashtrimin financiar online përmes XUEX dhe TXEX.

Sipas tij, në grupet e brendshme në Telegram, drejtuesit e XUEX kanë bllokuar çdo tërheqje parash për anëtarët, duke konsoliduar mashtrimin financiar.

Braçe thotë se pas 48 orësh pa mundësi tërheqjeje, “Leo Smith”, personazhi i njohur si “Profesori” apo “Roboti”, ka konfirmuar në një mbledhje online se paratë nuk mund të dalin më nga llogaritë e përdoruesve.

Ai thekson se skema mashtruese është e njëjtë si ajo e TXEX, e cila prej ditësh ka ndaluar çdo pagesë, sidomos për investitorët në Divjakë dhe Lezhë.

Deputeti shton se çdo fjali në komunikimet e këtyre “platformave” është provë e një piramide mashtruese dhe jo e një burse serioze, siç pretendohet.

Më alarmante është zbulimi se edhe shqiptarë nga jashtë vendit kanë rënë pre e mashtrimit.

Postimi i Braçes:

BRENDA GRUPIT NE TELEGRAM TE PIRAMIDES XUEX;
48 ORE DHE BOSET E PIRAMIDES KANE BLLOKUAR CDO TERHEQJE TE PARAVE NGA ANETARET!
LEO SMITH, domethene PROFESORI, domethene ROBOTI,
KA THIRRUR MBLEDHJE GRUPI DHE KA NJOFTUAR BLLOKIMIN E TERHEQJES SE PARAVE;
Pra daljen nga PIRANIDA duke kaluar PARATE nga LLOGARIA-MURI I ANETAREVE NE BINANCE E

PASTAJ NE EXCHANGE NE KOSOVE PER TI MARRE CASH!


Kete gje beri dhe shpalli TXEX 10 DITE ME PARE;
Pas 10 ditesh askush ne Divjake e Lezhe nuk ka marre dot parate.
PRA KRIMI I MASHTRIMIT DHE GRABITJES PO KONSUMOHET I PLOTE!

Leo Smit e quan XUEX ende BURSE, por une nuk di as ne Evrope e as ne Amerike burse qe te bllokon parate e tua;
Lexoini mesazhet e tij; CDO FJALI ESHTE PROVE E FUNKSIONIMIT SI PIRAMIDE, JO SI BURSE!
E reja tjeter sot-zbuluar nga mesazhet ne shqip te Leo Smith, ka te bej me faktin se paske edhe SHQIPTARE nga jashte Shqiperise qe paskan futur para ne PIRANIDE!!!!

Kulmi!
Skam fjale!
Pas gjithe asaj qe kaloi thuajse cdo familje ne 1996-1997, besoja se njk do kishte me shqiptare te binin ne gropen e piramidave!
Jooo, NE NJK ZEME MEND!

ME TE LEXUARAT