Jennifer Lopez refuzohet hyjë në dyqanin e Chanel në Stamboll sepse nuk e njohën – ja si “u hakmor” ajo

Showbiz

Jennifer Lopez refuzohet hyjë në dyqanin e Chanel në Stamboll

Jennifer Lopez ka përjetuar një situatë të pazakontë dhe aspak të këndshme gjatë një vizite në Stamboll. Sipas mediave turke, ylli botëror 56-vjeçar nuk u lejua të hynte në një dyqan luksoz Chanel, pasi roja i sigurisë nuk e njohu dhe i tha se “dyqani është plot”.

Ngjarja ndodhi ndërsa Lopez po bënte shopping në qytetin turk. Në vend që të debatonte, ajo reagoi me qetësi dhe tha: “Ok, s’ka problem”, duke u larguar menjëherë drejt një destinacioni tjetër.

Zgjedhja e saj ishte një “hakmarrje” elegante: këngëtarja hyri në dyqanet Celine dhe Beymen, ku qëndroi për rreth tre orë dhe thuhet se shpenzoi mijëra dollarë në veshje dhe aksesorë luksozë.

Kur stafi i Chanel mësoi se personi të cilit i kishin mohuar hyrjen ishte Jennifer Lopez, ata e ftuan të kthehej. Por, ajo refuzoi, duke u mjaftuar me faktin që kishte bërë blerjet diku tjetër.

Ky episod është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale, me shumë fansa që komentojnë se “kjo ishte mënyra më e mirë për t’u hakmarrë”.

ME TE LEXUARAT