Dy banka të nivelit të dytë nën hetim për mashtrime me kreditë e klientëve
Pas skandalit që po hetohet me një bankë të huaj, e cila ka dhënë kredi personave që nuk kanë firmosur, përmes marrjes së kartave ID dhe bashkëpunimit me punonjës brenda institucionit, autoritetet kanë nisur hetimet edhe për dy banka të tjera.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, po heton dy banka ku kredi të klientëve ripërpunohen përmes një sistemi të sofistikuar brenda bankës. Paratë u hiqen nga llogaritë e klientëve, të cilët në mirëbesim nuk e kanë kontrolluar llogarinë e tyre.
Hetimet tregojnë se disa punonjës banke, në bashkëpunim me profesionistë të identifikimit, kanë përvetësuar shuma të konsiderueshme parash.
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se për punonjësit e një dege banke janë përgatitur fletëarrestet.