Trafik droge në shtëpi, arrestohet gjyshja 41-vjeçare në Napoli, polici u shtir si klient
Një grua 41-vjeçare është arrestuar në Napoli nga karabinierët për trafik droge, pasi e kishte kthyer apartamentin ku jetonte me katër fëmijët, nusen 19-vjeçare dhe nipin 2-vjeçar, në një qendër shitjeje të kokainës.
Mediat italiane raportojnë se 41-vjeçarja, e cila drejtohej biznesin nga apartamenti, ka bashkëshortin në burg. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestruar 26 doza kokaine të fortë, 510 euro para cash dhe një peshore për matjen e drogës.
Apartamenti ishte i blinduar me shufra të salduara dhe ishte i mbikëqyrur nga kamera sigurie, duke e bërë më të vështirë hyrjen e palëve të paautorizuara.
Policia ndërhyri pasi një prej oficerëve u fut si klient i fshehtë. Pas disa ditësh vëzhgimi të hyrjeve dhe daljeve të klientëve, oficeri gjeti momentin e duhur për të ndërhyrë. Kur djalit 16-vjeçar të gruas iu dha leja të hynte në apartament me një paketë me kroasanë për mëngjes, polici u prezantua si klient. Në momentin që gjyshja hapi derën për të lejuar të birin të hyjë, nisi ndërhyrja e policisë.
Autoritetet kanë njoftuar shërbimet sociale për praninë e të miturve në ambientet e trafikut të drogës dhe po vazhdojnë hetimet për rastin.