Në lidhje dashurie? Egli Tako bën deklaratën e papritur
Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli, e njohur për transparencën e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me statusin e saj sentimental.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, Egli u pyet nga fansat për statusin e saj aktual, nëse është e lidhur, në një marrëdhënie të komplikuar apo single.
Pa u shmangur, ajo u përgjigj thjesht dhe sinqerisht:
“Shkurt, pastër, pa gabime. Statusi im aktual është single.”
Me këtë përgjigje, Egli konfirmon për herë të parë se është beqare pas ndarjes nga partneri i saj i mëparshëm, Gjesti.
Me një karrierë në rritje dhe prezencë të fortë në mediat sociale, Egli duket se po përqendrohet plotësisht tek vetja dhe projektet e saj profesionale në këtë fazë të re të jetës.