Ish-banorja e BBVA flet për Xhensila Myrtezajn: “Ka shitur veten ndryshe, sot njerëzit nuk durojnë më fallcitetin…”
Arsida Çerpja, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, ka komentuar reagimet që këngëtarja Xhensila Myrtezaj po merr në rrjetet sociale për performancat e saj skenike.
Në një postim në Instagram, Arsida shprehu habinë për shkallën e kritikave ndaj Xhensilës, duke vënë në dukje se ajo nuk bën asgjë më të tepruar se artistet e tjera.
Ajo ndau disa nga mendimet e ndjekësve të saj, të cilët shpjeguan se një pjesë e publikut e sheh ndryshe Xhensilën për shkak të ndryshimeve në imazh dhe qëndrime gjatë viteve.
Disa përmendën se në fillimet e karrierës Xhensila theksonte se donte të vlerësohej vetëm për talentin dhe jo për pamjen, ndërsa sot shfaqet me një stil më ekstravagant.
Të tjerë lidhin reagimin publik me faktin që ajo është bërë nënë, ose me jetën private, përfshirë divorcin nga bashkëshorti. Sipas tyre, paragjykimi shpesh lidhet me stereotipe mbi rolin e grave në shoqëri.
Duke përmbledhur përgjigjet që mori, Arsida tha se perceptimi negativ nuk lidhet drejtpërdrejt me kërcimet apo ekstravagancën, por me idenë se Xhensila “ka shitur veten ndryshe” në periudha të ndryshme të jetës, gjë që publiku e refuzon më shumë se çdo gjë tjetër.