LAJMI I FUNDIT/ GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Ilir Metën
Ish-presidenti Ilir Meta kërkoi zëvendësimin e masës së arrestit me një masë më të butë, si bllokimi i pasaportës. Mbrojtja e tij argumentoi se Meta është i izoluar dhe i privuar nga të drejtat politike dhe duke përmendur precedentët e Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut.
Meta ankohet se nuk mund të komunikojë me strukturat e partisë dhe se i është ndaluar përdorimi i telefonit institucional për kontakte politike, çka sipas avokatëve është shkelje kushtetuese.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas shqyrtimit, vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke refuzuar kërkesën e ish-presidentit. Masa e arrestit që ka në fuqi Meta mbetet e pandryshuar.