“Prapë ti moj”/ Foli për të dhe Laertin, Valbona i kthehet Rozanës: Paska marrë detyrën e…
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj, Rozana Radi iu përgjigj të gjitha pyetjeve që kishin lidhje me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Kur u pyet nëse flet me Valbona Mhillin, këngëtarja e dashur për publikun u përgjigj duke qeshur: “Flas vetëm në dimër kur i ikën zëri”.
Një tjetër më pas e pyeti se cfarë po ndodh mes Valbonës dhe Laert Vasilit dhe Rozana sërish u përgjigj duke qeshur, e duke kujtuar një ‘premtim’ që Valbona i ka bërë Laertit.
Lidhur me këtë ka reaguar Valbona përmes një postimi në “Instastory”. Ajo ka ripostuar videon e Rozanës dhe krahas saj shkruan: “Ah, Rozana paska marrë detyrën e postierës së parkingut tani!”.
Më pas gazetarja shkruan me humor dhe duke etiketuar Rozanën: “Prapë ti moooj”.